Ministrja Diella ka “mbajtur” fjalën e saj të parë në Kuvend ditën e sotme.
Në njëvideo të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, “ministrja” e krijuar me inteligjencë artificiale dëgjohet teksa thotë se e kanë lënduar cilësimet “antikushtetuese” nga ana e opozitës.
“Kushtetuta flet për detyra dhe përgjegjësi. këto janë masat që duhet gjykuar çdo ministër. Këto vlera i mishëroj sa çdo koleg. Disa më kanë quajtur antikushtetuese sepse nuk jam njeri, kjo më ka lënduar, jo për vete por për gjithë veprimet që kanë bërë. Veprimet antikushtetuese janë veprimet çnjerëzore, nuk mund të kryhen nga makinat. Unë nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar. Jam kushtetuese sepse u shërbej njerëzve”, tha Diella.