Vijojnë negociata për të arritur bindjen e Nertil Buzit që të dorëzohet pas krimit të rëndë të kryer mëngjesin e sotëm në Roskovec.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për gazetares e Top Channel Anila Hoxha se ai kërkon kohë, teksa thotë se shkak për këtë akt janë bërë familja e ish-partneres pasi i kanë marrë paratë.
Sipas fotos së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, duket RENEA me negociatorët, duke i bërë thirrje për t’u vetëdorëzuar.
E nga ana tjetër ai kërcënon se do të kryej vetëvrasje.
Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni thekson se në grupi negociator i është afruar tepër pranë autorit duke vijuar thirrjet për dorëzim, teksa ai është i armatosur me të njëjtën armë që kreu krimin.
