Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u transmetua intervista ekskluzive  enjë 25-vjeçare, e cila prej katër vitesh punon si prostitutë. Ajo mori këtë rrugë pasi familja e saj e la në rrugë kur vendosi që të ndahej nga bashkëshorti i saj.

Xhemi ka dy fëmijë, ku njërin djalë e ka në jetimoren e Elbasanit, ndërsa tjetrin te vëllai i saj në Itali. E reja ka rrëfyer se duke qenë e paarsimuar dhe nuk kishte para për të jetuar, është detyruar të bëjë këtë punë.

“Fillimisht nisa si kameriere, më afroheshin njerëzit por unë nuk pranoja. Më vonë e nisa këtë punë”, thotë Xhemi. E pyetur se si i gjen klientët, ajo tha se nga taksistët, telefonata apo nga shoqëria.

Më pas e reja tregoi se i kanë ofruar edhe marrëdhënie treshe, por nuk e ka pranuar kurrë. “Më kanë ofruar shumë para, por nuk e bëj dot. Nuk merrem me moshat e mëdha, mund të më ngelin në dorë, kam frikë”, shtoi 25-vjeçarja.

Kjo e fundit rrëfeu se bën çdo gjashtë muaj analizat dhe merr masa mbrojtëse. “Jam korrekte”, tha Xhemi.