Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka theksuar dhe një herë se nuk e njeh vendimin e Komisionit të rithemelimit për shkarkimin e tij.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Alibeaj tha se Rithemelimi e ka shkarkuar, disa herë, por ai shtoi se është zgjedhur në Mbledhjen e Këshillit Parlamentar, pjesë e të cilit ishte dhe grupi Parlamentar.

“S’më ka shkarkuar askush. Ose më saktë, më kanë shkarkuar disa herë, 4 apo 5 herë. Njëherë në dhjetor, në janar dhe shkurt, dhe tani së fundmi. Jam kryetar i grupit parlamentar i zgjedhur në Mbledhjen e Këshillit Parlamentar, pjesë e të cilit ishte dhe grupi Parlamentar, ai zyrtari, turp ta them. Unë nuk jam në test ndaj askujt dhe askush. Bëj detyrën time dhe ushtrues i detyrës së kryetarit të partisë. Njoh procedurat të gjitha. Ajo që po bëj tani dhe me sforco, përtej natyrës time. Për të qenë i sinqertë, është se të gjithë deputeteve është që t’i krijojmë komoditet. Sot në mëngjes ishte caktuar dhe mbledhja e kryesisë, s’do lodhemi së bëri këtë gjë.”, tha Alibeaj.