Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për dosjen “Plumbi i Artë”, një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari Nuredin Dumani.

Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, mësohet se avokatja e Altin Ndocit, një prej të pandehurve, mori fjalën dhe kërkoi të merren masa.

“Para se të ndërprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha ‘do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë’. Nuk mund të kërcënohemi kështu!”, ka qenë ky pretendimi i avokates.