Gjatë intervistës në lidhje direkte me moderatoren e “Shqipëria Live”, Sidorela Gjonin, kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj pyetjes së saj.

Kryeministri u pyet lidhur me intervistën e Ivanka Trump ku ajo shpjegon se ka parë ishullin dhe e ka kërkuar.

“Kaq e lehtë ishte për ta marrë këtë projekt?”, pyeti moderatorja.

“Tani me kë po talleni ju? Po talleni ju me këtë që thoni? Me kë talleni, me publikun me vete, me publikun?! Po ngreni në hava një budallallëk për shqiptarët, është skandaloz. Si e mori ajo nga kush e mori? Unë duhet të shpjegoj me seriozitet që se ka marrë, është skandaloze kjo që bëni për shqiptarët edhe atyre që janë në shesh të emocionuar. Edhe një herë po ta kishte marrë do kishte ndodhur një proces sepse ktu nuk merr dot dhe jep ishuj fshehurazi nuk ekziston. S’ka si të ndodhi dhe sot prej dy vitesh s’kemi nje konkluzion për Sazanin se po negociojmë. Juve dhe shumë si ju s’ju intereson e vërteta. Unë ju dëgjova pytja juaj ishte budallallëk. Zonja nuk tha e pashë dhe e mora e thatë ju, unë ju falenderoj shumë…Kam interes të dëgjojnë njerzit do flas unë, thashë Sazani është në negociatë akoma. Ka kaq shum nervozizëm për zhvillimin e ktij.”, përfundoi kryeministri Rama.

Pavarsisht përpjekjeve të moderatores për të vazhduar intervistër kryeministri i nervozuar e ka lënë.