Pandeli Nakoleci, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Marjola Nakoleci, 36 vjeç, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para prokurorit në qytetin e Volos.

Ngjarja tronditi komunitetin, pasi dyshohet se krimi ndodhi para syve të katër fëmijëve të çiftit. Pas vrasjes, i dyshuari u fsheh për më shumë se një ditë në një parcelë me bar, rreth 200 metra larg shtëpisë, ndërsa kishte ndryshuar rrobat dhe nuk mbante telefon ose mjete të tjera të dyshuara.

Arrestimi i tij u realizua pas sinjalizimit të një fqinjit që vuri re lëvizjet e dyshimta. Sipas hetimeve paraprake, nuk ka histori të dhunës familjare, edhe pse i dyshuari kishte pasur më parë kontakte me policinë.

Trupi i viktimës është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Selanikut, ku autopsia pritet të kryhet më 25 gusht 2025. Hetimet vazhdojnë nën drejtimin e autoriteteve gjyqësore.