Deputeti i PD, Saimir Korreshi, tërhoqi vëmendjen ditën e sotme në parlament teksa erdhi me një kompjuter të cilit i kishte vënë një kravatë. Po ashtu dhe me një kastravec, si një bateri për kompjuterin, të cilin ai e quajti burri i Diellës, ministres artificiale të qeverisë Rama.
Në një lidhje direkte me emisionin Shqipëria Live në Top Channel, Korreshi tregoi si lindi ideja e tij për moderatoren Sidorela Gjoni.
“I gjetëm një burrë, që mos merret më me punë të tjerëve, po të merret me burrin. Mora produktin e momentit në Lushnje, e mora në formën e baterisë, duke qenë se Lushnja ka 24 orë drita vetëm në muaj, po jo në ditë. Zakonisht idetë i kam të miat, për mirë apo për keq, për fatin tim të mirë, apo të keq. Kolegët më përgëzuan, se meqë Rama po tallet me Shqipërinë, dhe ne për ti kthyer reston,” tregoi Korreshi.