Disa qytetarë  vijojnë të qëndrojnë pranë Kuvendit, ndërsa presin përfundimin e seancës plenare dhe daljen e deputetëve nga godina. Një pjesë e tyre kanë marrë me vete vezë, duke deklaruar se synojnë t’i hedhin në drejtim të ligjvënësve, pasi pretendojnë se nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit të organizuar. Pakënaqësitë janë shtuar edhe pas shoqërimit të 12 protestuesve nga policia gjatë protestës.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe dhunë, teksa protestuesit kanë goditur me vezë drejt ligjvënësve dhe policisë, e nga ana tjetër, policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.