Luana Myrto, një përfaqësuese e komunitetit transgjinor në Shqipëri, ka ngritur akuza ndaj shoqatave LGBT në vend, lidhur me trajtimin e saj dhe mbështetjen që ka marrë gjatë periudhës së kalimit në procesin e identifikimit të saj gjinor. Kjo ka ndodhur pas miratimit të projektligjit për barazinë gjinore nga Parlamenti shqiptar.

Ditën e sotme në emisionin Shqipëria Live ka folur rreth ngjarjes drejtoresha e institucionit “Streha” e cila ka strehuar transgjinoren dukekomentuar se vetë nëna e saj e ka dorëzuar aty. “Streha” është një institucion në Shqipëri për strehimin e personave të komunitetit LGBTI. Gjithasht drejtoresha kamohuar kategorikisht dhënien e hormoneve femërore, duke argumentuar se qëndra është e lidhur me strukturat dhe shërbimeve të tjera publike shëndetësore që janë në shërbim të qytetarëve të Republikës shqiptare.

“Dokumentacioni që unë fola është një deklaratë ku nëna e Luana-s shpreh aprovimin për hyrjen e Luana-s në Qendrën ‘Streha’. Luana ka qenë në moshën 16 vjeçare dhe ka qenë e nevojshme që deklarata të ishte pjesë e procedurës së aprovimit nga prindi. Hyrja e parë në ‘Strehë’ ka qenë një vendim i të gjitha strukturave përgjegjëse për situatën e saj në atë moment, dhe përfitimet e tjera për të janë realizuar pas mbushjes së moshës 18 vjeçare. Ajo, si çdo person tjetër që ka pasur nevojë për shërbimet tona, i janë ofruar edhe dy periudha të tjera kur ka qenë në moshë madhore. Interesi ynë më i lartë është sqarimi i situatës dhe ndjekja e të gjitha procedurave. Do të më vinte shumë keq që të manipulohej situata dhe të hidhej baltë, sidomos për Qendrën ‘Streha’, e cila ka shumë vite që funksionon. Që nga nisja e saj janë mbështetur të paktën 300 persona që kërkojnë strehim. Ne e kemi dokumentin ku nëna e Luana-s hoqi dorë nga kujdesja e saj. Dokumentacionet tona do të na shërbejnë për të paraqitur faktet reale mbi çështjen. Ne funksionojmë si bashkëpunim mes shërbimeve sociale, policisë dhe organizatave të tjera; kështu funksionon ‘Streha’. Ka disa vite që mund të jetë viti 2023, hera e fundit e kontakteve me Luana-n. ‘Streha’ ofron shërbime që lidhen me grupet vulnerabël në situata sensitive, sidomos në momentin kur një person ka nevojë për mbrojtje dhe strehim. Unë e përshkruaj si në shtëpi, një mundësi e dytë. Një nga parimet kryesore është që dinjiteti njerëzor qëndron mbi çdo karakteristikë tjetër, siç janë statusi ekonomik, përkatësia në komunitete. Kur të drejtat e tyre cënohen, ‘Streha’ është këtu për këta njerëz. Mund të jap një mesazh më të gjerë për persona që ngrejnë dyshime për ne: për ne është shumë e rëndësishme transparenca. Ka raporte që publikojmë, ka kanale komunikimi që i njohim dhe publikimi i çdo veprimtarie është i hapur për këdo që do të mësojë për ne dhe është i mirëpritur të përdorë këto kanale për të marrë informacionet për ne.”, tha drejtoresha e institucionit “Streha”.

Myrto ka rrëfyer se ishte vetëm 14 vjeç kur e morën nga familja, duke i premtuar strehim dhe mundësi për të vazhduar shkollimin. Ajo ka shtuar se i është imponuar mendimi dhe besimi se ishte në trupin e gabuar, ndërsa ndërhyrjet mjekësore u kryen pa miratimin e prindërve të saj.

Nga ana tjetër, shoqatat LGBT kanë reaguar, duke deklaruar se Luana e ka bërë vetë situatën e saj publike dhe duke mohuar se ajo ishte marrë nga prindërit. Sipas shoqatave, Luana ka shprehur dëshirën për t’u strehuar dhe është trajtuar me prioritet, me masa mbrojtëse emergjente të vendosura nga Shërbimi Social Shtetëror.