Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), është zhvilluar seanca në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Aleksandër Dodani, banor i Vaut të Dejës, ishte dëshmitari i radhës dhe ka treguar se Shkreli e ka marrë në telefon dhe se i ka thënë krushkut të tij të votonte PS-në, teksa shton se ai është demokrat. Por Dodani mohoi që të ketë pasur ndonjë presion nga Shkreli.
Dodani: Unë kam dhënë dëshminë te prokuroria, atyre fjalëve i qëndroj…
SPAK: Jeni në një dijeni për një investim për një linjë elektrike në shërbim të banorëve? A e njihni Kristjan Shkrelin?
Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës.
SPAK: Në vitin e kaluar 11 maj 2025 janë bërë zgjedhjet, a keni pasur kontakt për zgjedhjet elektorale?
Dëshmitari: Unë s’kam pasur kontakt. Më ka marrë në telefon. Kam një mik timin aty në Araç, zona jonë është e ndarë PS, PD. Miku im është i djathtë, unë jam i majtë. Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon. Unë mikut tim (krushkut) i kam thënë të votojë për PS, por ai është demokrat.
Avokati: Ju kërkoi votën kundrejt ndonjë përfitimi? Kristjani ju ka bërë ndonjë presion?
Dëshmitari: Absolutisht jo.
