Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për mjekun Nikolla Nunka, duke vendosur ndaj tij “arrest shtëpie” në kuadër të hetimeve për akuzën e ngacmimit seksual.

Mjeku u lirua nga ambientet e paraburgimit pas vendimit të gjykatës, ndërsa çështja ndaj tij vijon të jetë në hetim nga organet kompetente.

Procedimi penal nisi pas kallëzimit të bërë pak ditë më parë nga një 21-vjeçare nga Korça, e cila pretendon se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual.

Burime bëjnë me dije se autoritetet po kryejnë verifikime të mëtejshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit, ndërsa akuza ndaj mjekut mbetet në shqyrtim gjyqësor.