Në dosjen e SPAK, ku u arrestua një ish-drejtues të lartë të policisë, një prokuror e një biznesmen dhe u shpallën në kërkim persona të tjerë, del në skenë edhe emri i Nuredin Dumanit. Ky i fundit ka biseduar me Bardhyl Marvajn për dy vrasje, të cilat do t’i kryente grupi i Dumanit.

Në bisedat e dekoduara në “EncroChat” bëhet fjalë për atentatet ndaj G.T dhe D.D. Në aplikacion, Dumani ishte i regjistruar me nofkën “Alkatraz”, si dhe me “emoji” 4 kafka. Marvaj dhe Dumani në biseda flasin për pagesat dhe mjetet që do të përdoreshin në atentate.

Nga komunikimet e zbuluara nga SPAK-u, rezulton se Dumani i jep siguri Marvajt për ekzekutimin e dy, por edhe më shumë personave. Këto biseda janë kryer më 15 shkurt 2021, një ditë pasi të dashuruarit kishin festuar “Shën Valentinin”.