Një 52-vjcar është ekzekutuar ditën e sotme në oborrin e shtëpisë së tij me armë zjarri. Burri në fjalë i identifikuar si Pjetër Kaza ishte banues në Tale të Lezhës.
Kaza u qëllua me armë para banesës së tij kur ai po kthehej në shtëpi me automjet.
Ai dyshohet se është vra për gjakmarrje në oborrin e baneses së tij,ndërsa nuk ka pasur precedent penalë.
Para 3 vitesh, i kanë ekzekutuar dhe vëllanë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
