Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të vijojë sot me pyetjen e dëshmitarëve mbi koncesionin e sterilizimit të vitit 2015, vlerësuar në 100 milionë euro.

Dëshmitarët kryesorë janë Ilir Rrapaj dhe Umbro Staccini, partnerët e “SaniService”, që fituan koncesionin, dhe Anila Denaj, ish-drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Shëndetësor, që ka kundërshtuar çmimet e larta të sterilizimit. Rrapaj është në arrest që nga gushti 2024, po ashtu edhe Klodian Rjepaj, ish-zv/ministri i Shëndetësisë, i cili u pyet më 20 shtator.

Hetimet fokusohen tek menaxhimi dhe mundësitë për parregullsi në dhënien dhe ekzekutimin e këtij koncesioni.

KOMISIONI HETIMOR PËR SHËRBIMET PUBLIKE TË STERILIZIMIT DHE TË CHECK-UP NË SHËNDETËSI

– Ora:09:30

1. Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si më poshtë:

Ora 9.30 Ilir Rrapaj
Ora 14.00 Anila Denaj
Ora 16.00 Altin Fani
Ora 18.00 Umbro Staccini
Ora 19.00 Elisabetta Anzanello
Ora 20.00 Giorgio Tardioli