Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka qenë dëshmitar në martesën mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Këtë e ka zbuluar vetë deputeti, gjatë një interviste në news24, teksa shtoi po ashtu se ka qenë Kryemadhi që e ka propozuar për deputet.

“Ajo që thotë zonja është e vërtetë. Në 96-ën kam hyrë në listën e PS, nga Forumi Rinor Socialist dhe zonja ka qenë drejtuese në këtë kohë. Kjo qëndron. Për të gjitha vlerësimet e tjera, s’do të flas konkretisht, të të gjithëve. Ka një figurë që e marr në referencë, avokati Anjeli. Ai thoshte; mos merr seriozisht ato që thuhen për ty, sepse nëse i merr, nuk do te jesh në këtë botë që jeton. Jepi rëndësi dhe merr seriozisht gjërat që kanë të bëjnë me punën tënde. Në këtë aspekt shumë faleminderit.”, tha ai.

Do të them diçka. Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur mes tyre, për marrëdhëniet në përgjithësi dhe për marrëdhënien e tyre. Po kam qenë dëshmitar në martesën e tyre dhe dikush tjetër, Kam qenë dëshmitar dhe nëse do t’i jepja një këshillë….do ja jap nëse e takoj. Është çështje shumë familjare dhe nuk do të shkonte ta thoja”, tha Braçe.