Më shumë 10-ta dhe më shumë 4 u morën këtë vit nga maturantët në provimin e gjuhës së huaj.

182 maturantë më shumë morën notën 4 këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, 227 më shumë morën notën 10, në krahasim me vitin 2022.

Te provimi i gjuhë së huaj 1043 maturantë morën notën 4.00 këtë vit, ndërsa 384 maturantë morën notën 10.00.

Në vitin e kaluar 861 maturantë morën 4.00 dhe 611 maturantë morën notën 10.00.

Rreth 33 mijë maturantë ka pasur vitin që lamë pas, ndërsa këtë vit janë rreth 3 mijë më pak, shifër e cila ulet çdo vit.