Për të 24-tën ditë radhazi, qytetarët kanë nisur të grumbullohen për të zhvilluar protestën. Ata janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku do mbajnë fjalimet e përnatshme.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta që nisi pas incidenteve në kundërshtim të resortit të planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit, tashmë ka marrë përmasa më të mëdha dhe qytetarët protestojnë për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, për problemet me të cilat përballen në përditshmëri. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, por gjithashtu, edhe të të gjithë klasës politike.
