Janë publikuar pamjet e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila, pasi kreu vrasjen janë publikuar nga mediat. Siç shihet, Gila me skafandër në kokë që të mos njihej dhe me pistoletën e vrasjes në dorë, është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes.

Pas të shtënave, Ragip Gila u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra. Më pas ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Ai arriti deri në lagjen “Skënderbeg”, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.
Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Ai ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.