Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e 36-vjeçares shqiptare, Marjena Nakoleci, e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, në apartamentin ku jetonin në Volos të Greqisë.

Media greke Zougla.gr ka publikuar skena të rënda nga momentet e fundit të viktimës. Sipas tyre, Marjena ka tentuar të shpëtojë duke vrapuar, por nuk ia doli. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”, shkruan portali grek, duke theksuar se e gjithë ngjarja është zhvilluar brenda pak minutash.

Hetuesit grekë thonë se viktima ka kërkuar ndihmë, por bashkëshorti i saj e ka ndjekur dhe e ka goditur për vdekje. Ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në Greqi, por edhe opinionin publik vendas, pasi bëhet fjalë për një tjetër rast të dhunës ekstreme në familje.

Mora një thikë nga një set që ndodhej në ballkon dhe fillova ta ndiqja nga pas. Fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja u përpoq ta mbyllte, por pa sukses, në mënyrë që të më bllokonte në ballkon. Ajo iku për të shpëtuar jetën, duke ecur në shkallë dhe korridor, por në fund e kapa. Pavarësisht përpjekjeve të djalit 13 -vjeçar për të më ndaluar, unë i shkaktova lëndime serioze në kyçe, qafë dhe brinjë me thikën që kisha në dorë, duke e lënë të gjakosur në tokë”, thuhet të ketë dëshmuar autori sipas medias greke.