Shqiptari Kastriot Cenko ka rrëfyer sot në gjykatën greke, krimin makabër që kreu në familjen e tij, dy vite më parë. Gjatë procesit gjyqsor ndaj tij, ai ka treguar, se si vrau bashkëshorten Alba Cenko, nënë e dy fëmijëve, pas një sherri që po i çonte drejt ndarjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Cenko ka deklaruar para gjyqtarëve se vrau nënën 32-vjeçare të fëmijëve të tij sepse u zemërua kur ajo i tha se do t’i merrte dy fëmijët e tyre dhe do ta braktiste atë. Ai e justifikoi fshehjen e trupit të gruas në papafingo të shtëpisë së tyre sepse nuk isha normale, duke thënë se ishte një zgjidhje që e kishte menduar derisa i tregoi asaj çfarë kishte ndodhur.

Sipas të pandehurit, ata kishin shumë vite që përballeshin me probleme serioze në marrëdhënien e tyre, ndërsa, siç tha ai, viktima kishte një lidhje jashtëmartesore me një mikun e tij të fëmijërisë. Megjithatë, ai këmbënguli se e donte atë. Lidhur me krimin, 42-vjeçari tha se e goditi gruan një herë me çekiç, e cila ra menjëherë në tokë.

“Mora jorganin dhe një qese prej cope dhe e mbështolla. E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët. E dini që ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me shokun tim të fëmijërisë. Konceptet e familjes, siç na thoni, kishin humbur. Nuk kam dashur kurrë që fëmijët e mi ta përjetojnë ndarjen. I kisha thënë: ‘Mund të bësh çfarë të duash. Dashuria ime për ty nuk do të ndryshojë’. E kisha pranuar. Ajo më tha më parë se po largohej dhe po merrte fëmijët me vete. Më tha se i vogli nuk ishte fëmija im. Në atë moment u hutova. E gjithë jeta ime ishin fëmijët e mi.”- tregoi ai.

I pyetur se çfarë bëri më tej dhe pse nuk thirri ambulancën, ai shpjegoi se i ka vendosur në kokë një qese, që fëmijët mos të shihnin gjakun dhe më pas e ka futur trupin në dollap. Ai rrëfeu edhe arsyet se përse e vendosi trupin në papafingo, duke e argumentuar me tronditjen e madhe dhe faktin se nuk donte që trupin ta shihnin fëmijët në dollap.

“Mora një qese dhe e vura në kokë që të mos linte shenjë, që fëmijët të mos trembeshin nga gjaku. Mora jorganin dhe një çarçaf dhe e mbështolla… E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët. E vura në dollap. U ngrita në mëngjes, i çova fëmijët në shkollë. Nuk ndihesha mirë… Po përpiqesha të gjeja guximin t’u shpjegoja fëmijëve, të shihnin se çfarë do të bëja… Shkova në punë dhe më pyetën se çfarë kisha. U thashë se gjoja kishte ikur… të shtunën në mëngjes i dërgova fëmijët te vëllai im për të lexuar. Mendova ta vendosja në papafingo. Po mendoja si t’ua tregoja të gjithëve. Fëmijëve… këtë po mendoja… Nuk isha normal. E vura në papafingo. Nuk mbaj mend… nëse doja të zhdukesha, mundesha. Por kurrë nuk mendova ta fshihja… Por ku do ta lija trupin? Në dollap që fëmijët ta hapnin dhe t’i trembnin? Ishte një apartament i vogël…”, ka thënë Cenko.