Myslim Murrizi mbeti jashtë Kuvendit të rri, edhe pse është kandidati ë nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 u rendit i treti në listën e hapur të PD0së pas Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit.

Ai tha se ka patur tradhti brenda PD-së, pasi kandidatët e tjerë janë mbështetur nga kryetarët, ndërsa ai është lënë vetëm.

“Ka patur prononcime të atyre që ishin aktive dhe mbulonin Tiranën për kandidatë të caktuar.  nuk detyroj askënd të jetë me mua dhe të më mbështesë në fushatë, por që të më thonë se nuk kanë qenë me asnjë, këtë nuk e pranoj. Berisha i pari, ka bërë videocall me Tabakun, shumë mirë bënte. Ishte takim e kam parë mbrapa sepse gjatë fushatës nuk kam patur kohë. Tabaku ishte në takim me qytetarë siç bënim të gjithë dhe në këtë kohë fliste në videocall me Berishën. Edhe Belindi ka qenë i pozicionuar. Flamuri po ashtu, edhe Klevis Balliu. Çdo ditë që kalon ftohen gjërat dhe sekreti më i madh zbulohet. Shumë mirë kanë bërë por për sa kohë që ne ishim 37 persona në garë, të paktën të na mbështesnin të gjithëve. Në takimet e mia nuk ka qenë asnjë kryetar i PD-së, kishin frikë. Palaçot politikë që janë të pështirë në sjellje ne tyre, janë bythecë që i shërbejnë atij që është sot në karrige. Nuk e di kush nga këta kapot e mëdhenj u ka dhënë urdhër që do jeni vetëm tek ky dhe ky kandidat.”– tha Murrizi.