RENEA, me urdhër të SPAK, kreu kontrolle intensive në Shkodër dhe fshatrat përreth, duke synuar banesat e personave me precedent penal.
Operacioni zgjati nga mbrëmja e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes. Gjatë aksionit u sekuestruan armë dhe materiale të dyshimta që po ekzaminohen për lidhje me ngjarje kriminale, por deri tani nuk ka të arrestuar.