Në mes të etheve zgjedhore, një skenë e pazakontë dhe emocionuese është shënuar në një nga qendrat e votimit në qytetin e Elbasanit.

Një vajzë e veshur me fustan të bardhë, dukshëm në ditën e saj të martesës, ka vendosur të ushtrojë të drejtën e votës përpara se të shkonte drejt altarit.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen dhe duartrokitjet e qytetarëve të pranishëm në qendër, duke sjellë një çast simbolik që ndërthur detyrën qytetare me një nga ditët më të rëndësishme të jetës personale.

Pamjet dhe reagimet nga vendi i ngjarjes janë bërë menjëherë virale në rrjete sociale.