Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa u përket protestave të shqiptarëve në Hagë përpara Gjykatës Speciale.

“Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant. Liri për çlirimtarët!”, shkruan Rama në postimin e tij.

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha leje. Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Të hënën, pala mbrojtëse do të fillojë paraqitjen e dëshmitarëve, mes të cilëve edhe James Rubin, ish-ndihmës sekretar i Shtetit, i njohur për rolin e tij diplomatik gjatë luftës në Kosovë. Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të padrejta, ndërsa mbështetësit e tyre kanë kërkuar vazhdimisht proces transparent dhe të paanshëm.