Presidenti Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh për përfaqësuesen e Kosovës, e cila luan sonte ndeshjen vendimtare.

Kosova përballet me Turqinë në stadiumin Fadil Vokrri, në takimin final të Play-Off për një biletë në Kupën e Botës 2026. Begaj shkruan se sonte “Me zemër jemi në Prishtinë” teksa shton “Forca Kosovë”. Nëse Kosova mund Turqinë, do të sigurojë një biletë për në grupet e Botërorit që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.