Mediat e huaja kanë raportuar ngjarjen e rëndë që ka tronditur sistemin e drejtësisë në Shqipëri, dhe jo vetëm, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës s gyqit.
Nga The Guardian, te Al Arabiya, Washington Post, CTV dhe dhjetra media të tjera të njohura i kanë bërë jehonë kësaj ngjarjeje të rëndë, një krim që ndodh rrallë të dëgjohet në çdo vend të botës.
“Gjyqtari qëllohet për vdekje në sallën e gjyqit në Shqipëri, ndërsa personi i armatosur arrestohet pasi u arratis”, shkruajnë mediat amerikane.
“Gjyqtari i vrarë në të shtëna me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri
Burri hap zjarr në gjykatën e Tiranës, duke vrarë gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, dhe është arrestuar pasi është larguar nga vendi i ngjarjes”, raporton The Guardian