Kreu i SPAK Arben Kraja dhe ai i policisë së shtetit Gledis Nano, kanë dalë në një konferencë për mediat, në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar ditën e sotme në disa qarqe të vendit.
Kraja deklaroi se janë goditur 8 grupe kriminale që vepronin në 3 qarqe të vendit, konkretisht katër në Elbasan, tre në Tiranë dhe një në Durrës.
Kreu i SPAK tha se është zbuluar se si funksiononin grupet dhe detaje nga krimet e tyre. Ata akuzohen për krime dhe tortura të rënda, si dhe porositje vrasjesh të kundërshtarëve.
“BKH ka kryer veprime të shumta hetimore për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të kryera në disa qytete të vendit. Pas hetimeve intensive të grumbullohen prova për ngjarje kriminale.
SPAK ka regjistruar më datë 14 prill, për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet përkatëse.
Si dhe veprat penale armëmbajtje pa leje. Në vijim të hetimeve, vrasjet të mbetura në tentativë, vepra dhune, shkatërrim prone etj. Janë tërhequr dosjet për këto veprat penale. Hetimet e kryera kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve kriminale, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
4 grupe në Elbasan 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Karakteristikë është dhuna e egër e shkaktuar. Ata bashkëpunojnë me grupe kundërshtare. Grupet kriminale paguanin shumë të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve. Flitet për një shkallë të lartë organizimi. Pas kërkesës së SPAK janë caktuar masat e sigurisë për 32 shtetas. Është autorizuar kontrollet e banesave për 28 shtetas të tjerë”, tha Kraja.