jykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka vendosur masat e sigurisë për 30 persona të ndaluar gjatë operacionit antidrogë “First Day”, të zhvilluar në fillim të kësaj jave.

Të arrestuarit akuzohen kryesisht për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa një pjesë e tyre edhe për armëmbajtje pa leje dhe trafik të mallrave kontrabandë.

Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga Prokuroria, gjykata vendosi:

Arrest në burg për 17 persona;

Arrest në shtëpi për 8 të ndaluar;

Detyrim paraqitjeje në polici për 4 shtetas;

Lirim të menjëhershëm për një të ndaluar, me arsyetimin se arrestimi ishte i paligjshëm.

Operacioni “First Day” u zhvillua nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë, pas disa muajsh hetime me metoda speciale. Objektivi i operacionit ishte goditja e një grupi të strukturuar që merrej me trafikun e drogës dhe veprimtari të tjera kriminale në qarkun e Elbasanit.

Hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrjetit.

Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të drogës dy ditë më parë.

Gjykata bën me dije se në sajë të operacionit “First Day”, ku u arrestuan 31 persona janë caktuar masat arrest në shtëpi për 2 persona dhe arrest në burg për 28 të tjerë.

Të arrestuarit u sollën nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i kishte kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë.

Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale. Operacioni kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në të gjithë qarkun e Elbasa

NJOFTIM PЁR SHTYP

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “First Day” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr “Vleftësimin të ligjshëm të arrestimit/ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit’’.

Sot më datë 11.09.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në përfundim të gjykimit, vendosi:

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit Sh.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.Sh., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.Th., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.Th., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:39 i shtetasit M.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit M.Q., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.Q. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:15 i shtetasit S.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit S.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit S.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit D.E., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit D.E., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit D.E. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

  1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:20 i shtetasit H.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim H.G., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

  1. Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit G.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin ndaj shtetasit G.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.