Në megaoperacionin e zhvilluar gjatë 3 ditëve në të gjithë territorin, janë arrestuar edhe tre efektivë policie, të implikuar në aktivitete ilegale. Ata janë Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe Bledar Koçi, nga Lushnja.
“Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit. Operacioni i koduar “Volvo 4” u shtri në 12 qytete dhe janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.
22 tetor 2018 ( gazeta-Shqip.com)