Konflikti për pronat për pak i ka marr jetën dy personave, motër e vëlla. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Memaliaj fshat, kur Qamil Bakaj, 62 vjeç, ka qëlluar me thikë fqinjët e tij Vangjeli Beqiri, 50 vjeç dhe Kujtim Manaj, 60 vjeç. Fal ndërhyrjes së fqinjëve të tjerë është bërë e mundur që të lënduarit të transportohen menjëherë për në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.


Sipas bluzave të bardha gjendja e tyre është e rëndë, megjithëse duket se e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ndërkohë uniformat blu të komisariatit të Tepelenës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes. Në momentin e arrestimit është sekuestruar edhe thika e përdorur nga autori i plagosjes së dyfishtë.


Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i ngjarjes është bërë muri ndarës mes shtëpive të dy familjeve. Bakaj ishte grindur shpesh me fqinjët e tij, por sot situata është acaruar dhe ai përdorur armën e ftohtë. Policia po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.


18 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)