Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Luftinjë-Izbor në Memaliaj, ku ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur.
Sipas burimeve policore, mësohet se një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një humnerë e madhe rreth 50 metra dhe drejtuesi i mjetit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se viktima është shtetasi me inicialet K.S., 27 vjeç, nga fshati Luftinjë i rrethit të Tepelenës, i cili po udhëtonte me mamanë e tij (shtetësja me inicialet V.S., dhe një pasagjere tjetër), të cilat ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
22 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)