Menjëherë pas nisjes së trazirave, Sali Berisha është larguar me shpejtësi nga protesta. Truprojat e kanë marrë me shpejtësi dhe e kanë futur në makinë, për ta larguar me nxitim më pas.
Pas molotovëve që u hodhën ndaj Kryeministrisë, policia vërshoi drejt protestuesve për t’i neutralizuar, pasi po shkaktonin dhunë. Policia shoqëroi disa nga protestuesit, ndërsa përdorën edhe spraj e gaz lotsjellës.
