“Do të duhen edhe pesë vjet për të kaluar krizën aktuale ekonomike”. Kështu ka parashikuar sot në Sternberg, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është cituar nga agjencia gjermane Dpa.


Merkel ka nënvizuar se: “nevojitet rreptësi për të bindur botën se ja vlen të investosh në Europë. Duhet të mbajmë frymën për të paktën pesë vite të tjera, sepse kjo është koha që do të duhet për të dal nga kriza”.


Merkel ka shpjeguar gjatë një mbledhjeje me partinë e saj në Sternberg, në lindje të Gjermanisë, se është e nevojshme: “të jemi të rreptë për të bindur botën se është fitimprurëse të investosh në Europë”.


3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)