Ish-fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Situata i ka dalë nga kontrolli një fermeri që po digjte mbeturina në tokën bujqësore dhe mw pas zjarri është përhapur me shpejtësi nga era e fortë. Përmasat e zjarrit u rritën frikshëm duke mbuluar të gjithë ish-fushën e mbetjeve urbane të qytetit, e cila është ngjitur me banesat në lagjen “18 tetori”.

Tymi mbuloi gjithë zonën përreth, ndërkohë që 4 ekipet e zjarrfikësve të Bashkisë Lushnje si dhe efektivë të Policisë së Shtetit të ndihmuar edhe nga banorët me mjete rrethanore nuk kanë lejuar flakët të përfshijnë banesat.

Momentalisht zjarrfikësit e kanë vënë nën kontroll zonën e përfshirë nga flakët dhe nuk ka rrezik për banesat. Uniformat blu kanë identifikuar autorin e zjarrvënies dhe janë në kërkim të tij. Pavarësisht izolimit të flakëve, ish-fusha e mbetjeve vazhdon të jetë nën monitorimin e zjarrfikësve.