Rreth orës 08:40, një zjarr ka rënë në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarrin dyshohet se e ka shkaktuar një shkëndijë elektrike.

Shërbimet e Policisë ndërhynë me shpejtësi duke evakuuar në kohë të gjithë personat që ndodheshin brenda qendrës. Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës arriti të vërë flakët nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të ndërtesës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.