Qetësia në bulevard ka marrë fund, pasi ka nisur përplasja mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të tyre, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Ata kanë përdorur ndaj tyre gjithashtu edhe ujë me presion dhe plumba gome. Pas kësaj, turma u shpërnda dhe filloi përndjekja e tyre nga policia me forca të shumta në rrugët e kryeqytetit.
