Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ajo u paraqit për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa para mediave u shpreh se po hetohet për shtëpinë e saj.

Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë. Më kanë futur persona nën hetim për shtëpinë time”, tha Kryemadhi.

Më herët, në SPAK u paraqit dhe vetë Kryemadhi, e cila tha se nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve, por një gjë të tillë do ta bëjë vetëm para GJKKO. Kryemadhi foli edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, kur tha se po e iluminojnë me shpifje. Ajo tha se nuk e ka uruar Metën për festën e fundvitit sepse nuk e lidh asgjë më me atë.