Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në zonën e Skelës, në qytetin e Vlorës, ku një oficer policie ka ushtruar dhunë brutale ndaj një kamarieri të ri gjatë orarit të punës.
Pas dhunës ndaj kamarierit, polici është përplasur edhe me pronarët e hotelit, të cilët reaguan ndaj veprimit të tij. Si pasojë e konfliktit, oficeri ka marrë goditje në kokë, fytyrë dhe shpatull, duke u dërguar më pas në reanimacion.
Burime nga spitali bëjnë me dije se polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
