Presidenti i zgjedhur i vendit, Bajram Begaj do të betohet përpara parlamentit shqiptar më 24 korrik.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve, ku u përcaktua dita kur Begaj do nisë detyrën.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, u zgjodh presidenti i ri i Republikës me propozimin dhe mbështetjen e maxhorancës socialiste. Ai dha dorëheqjen nga funksioni dhe gradat ushtarake vetëm pak orë para zhvillimit të seancës plenare më 4 qershor ku me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim u zgjodh presidenti i ri i vendit.