Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, të cilët janë akuzuar për përfshirje në incidente të dhunshme gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati ka vendosur të përjashtojë disa deputetë për një periudhë prej 30 ditësh, duke përfshirë Elda Hotin, Klevis Balliun, Këlliçin, Fidel Kreka, Ledina Alloin, Denisa Vata dhe Flamur Nokën.

Incidentet e dhunshme ndodhën gjatë seancës plenare, ku deputetët e opozitës ndezën flakadanë dhe përplasen me gardën e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë. Këto veprime kanë nxitur kërkesën e mazhorancës për masat ndëshkimore nga Sekretariati i Etikës.

Partia Socialiste pretendon se gjatë seancës janë kryer akte të rënda dhune dhe se ka pasur një shkelje të rëndë të rendit dhe të etikës parlamentare. Nga ana tjetër, opozita i ka cilësuar këto masa si “politike” dhe të motivuara për të minuar përfaqësimin e saj në Kuvend, duke e konsideruar si një tentativë për të frenuar zërin e opozitës.

Vendimi i Sekretariatit të Etikës ka sjellë reagime të ashpra nga ana e opozitës, që e shohin këtë si një përpjekje për të dobësuar ndikimin dhe pjesëmarrjen e saj në proceset parlamentare. Ndërkohë, PS ka mbrojtur vendimin duke theksuar nevojën për ruajtjen e rendit dhe respektimin e etikës parlamentare.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti