Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se  megaoperacioni antidrogë “Tempulli” nuk është dekonspiruar.

Sipas tij, mes të arrestuarve të akuzuar për drogë ka pasur edhe familjarë të policëve.

“Ky operacion është fokusuar në të gjithë territorin, është bërë i gjerë në të gjitha qarqet, ku ka pasur një angazhim që kanë operuar njëherazi, sasitë e lëndëve e lejojnë edhe sekuestrimin e aseteve që duhet të kenë këta persona, në momentin e parë policët kanë realizuar goditjen e  23 grupeve kriminale, ka edhe persona që kanë pasur aktivitet të vazhdueshëm kriminal, emra konkretë nuk e kam këtu që të bëj një bilanc, të gjitha gjykatat kanë dhënë masat e sigurisë, të gjitha janë vlerësuar të ligjshme.

Sot të gjithë personat ndodhen të arrestuar, ne jemi mësuar të kërkojmë emrat e mëdhenj, por ky është një fenomen që ndodh përditë në lagjet tona, në qytetet tona, hetimet vijojnë edhe kësaj dite.

Ka pasur të arrestuar edhe anëtarë të familjeve të punonjësve të policisë, kjo do të thotë se operacioni nuk është dekonspiruar, apo të kemi dekonspirim të operacionit, kjo do të thotë se ka vepruar më mirë, në grupe më të vogla për kryerjen e veprimeve nën udhëheqjen e prokurorëve“, tha Hita./Top Channel