Policia greke, bashkë me dëshmitë e familjarëve, po heton për një akt personal lidhur me vrasjen e Sulo Halilit, 27-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i djegur në një makinë në Greqi. Sipas informacionit të dhënë në emisionin “Shqipëria Live” nga Iris Hajdinaj, hetuesit po i japin rëndësi kërcënimeve të vazhdueshme që viktima ka marrë nga ish-partneri i bashkëshortes së tij. Dëshmitë tregojnë se ai kishte rënë në një kurth, pasi do takohej me një grua të panjohur dhe kishte njoftuar vetëm një shok për takimin e tij.

Më pas, ai u rëmbye, u torturua për 24 orë dhe u qëllua për vdekje, duke u zhvendosur në një makinë të vjedhur. Policia dyshon se ngjarja ka lidhje me një çështje pasioni dhe hakmarrjeje, por ende nuk është konfirmuar nëse krimi lidhet me ish-partnerin e bashkëshortes ose një lidhje jashtëmartesore. Hetimet janë ende në vazhdim.

“Policia, bashkë me dëshmitë e familjarëve, po heton një akt personal që lidhet me pasion dhe zemërim të fortë. Dëshmitë flasin për ish-të dashurin e bashkëshortes së Sulos, i cili ishte kërcënuar disa herë, por nuk janë dhënë emra të përfshirë. Ky person kishte rënë në një kurth, pasi ishte takuar me një grua nga fshati i tij pranë makinës së djegur.

Sulo kishte rënë në kurth: ishte lënë një takim me një vajzë të panjohur dhe i kishte treguar vetëm një shoku të tij se do të shkonte në atë takim. Në mesnatë, kishte dërguar një mesazh në orën 7 e 15 të mbrëmjes, ku shkruante që gjithçka ishte në rregull, por më pas u rëmbye dhe u torturua. Pas 24 orësh torture, ai u godit me plumb në gjoks dhe më pas u zhvendos në një makinë të vjedhur një muaj më parë, me targa nga një zonë tjetër.

Këto janë detaje që po hetohen për verifikim, por sipas dëshmive të të afërmve, ai ka qenë kërcënuar nga ish-partneri i partneres së tij. Policia nuk ka specifikuar ende nëse ishte ish-partneri i bashkëshortes, apo një lidhje jashtëmartesore. Bashkëshortja nuk ka dhënë ende asnjë koment për këtë çështje.

Policia ka dalë në përfundimin se personat e përfshirë në krim kanë bërë shumë gabime, por dëshmitë kanë udhëzuar hetuesit drejt personit që dyshohet se ka kryer krimin. Viktima thuhet se kishte dy fëmijë, por policia nuk ka marrë ende asnjë masë lidhur me këtë aspekt.”, tha e ftuara në emision.