Kryeministri Edi Rama kishte një mesazh ditë n sotme edhe për demokratët, në nisje t mandati të ri qeverisës.

Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama theksoi se partia është e hapur për qytetarë nga orientime të ndryshme politike, duke përfshirë edhe ata që vijnë nga radhët e demokratëve. Sipas kryeministrit, PS-së nuk i duhet vota e demokratëve por dëshira e tyre për të punuar.

“Ka sot demokratë që duan të na bashkohen më shumë se kurrë. Nuk na duhet më vota e demokratëve, por dëshira e tyre për të punuar, për të dhënë një kontribut sado të vogël dhe njëkohësisht duke mbajtur veten dhe familjen e tyre. Na duhet që të kemi njerëz që janë me atë punë, dhe duhet ta ndjejmë dobinë e kësaj hapjeje”-tha Rama.