Papa Leone XIV, në Meshën e tij të parë të Krishtlindjeve, ka vendosur rëndësinë te ekonomia, duke theksuar se Zoti dëshiron t’i çlirojë njerëzit “nga çdo skllavëri”.
“Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar na bën t’i trajtojmë njerëzit si mallra”, tha Robert Francis Prevost, “Zoti e bën veten si ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi. Ndërsa njeriu dëshiron të bëhet Zot për të dominuar të afërmin e tij, Zoti dëshiron të bëhet njeri për të na çliruar nga çdo skllavëri. A do të jetë e mjaftueshme kjo dashuri”, pyetja retorike e Papës, “për të ndryshuar historinë tonë?”, shprehet ai.
Përpara se të kryesonte Meshën, Papa Leo zbuloi fytyrën e Jezusit Fëmijë në skenën e lindjes së Krishtit të vendosur në një fron të vogël para Altarit të Rrëfimit në Bazilikën e Vatikanit.
Gjesti i Papës u pasua nga një homazh me lule nga fëmijë nga e gjithë bota, përfshirë Ukrainën.
Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, rreth 6,000 besimtarë ndoqën meshën në Bazilikë dhe rreth 5,000 jashtë, në shesh, përpara ekraneve gjigante.
Papa Leone XIV gjithashtu përshëndeti besimtarët që qëndruan në shi jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit para fillimit të Meshës së tij të parë si Papë në prag të Krishtlindjeve. “Mirë se vini të gjithë, bienvenidos, “, tha ai në shkallët e Bazilikës së Vatikanit.
