Një mësuese, oficerja e sigurisë dhe një polic i bashkisë, dëshmuan në gjykatën penale, ku treguan mbi sherret e mëparshme të nxënësve në shkollën Fan Noli, mosmarrëveshje që kulmuan me vrasjen e fëmijës Martin Cani.
Sikurse bën me dije Anila Hoxha për procesin që mbahet me dyer të mbyllura për shkak të moshës së mitur të të akuzuarit Mario Përlleshaj dhe të të plagosurit, oficerja e sigurisë Jetmira Kuka i tha gjykatës se mësuesja e shkollës, Klodiana Saliasi, i kishte thënë për disa nxënës qe kishin folur me tone të larta dhe se këtë bisedë po e diskutonin më tualet.
“Shkova dhe pashë që nxënësit nuk ishin më në tualet dhe ndaj thirra nxënësin Martin Cani që më tha se kishte folur me zë të lartë, e kishte sharë. Por aty këtë gjë e kishte marrë personale Mario dhe kishin bërë debat. Thirra Marion dhe më shpjegoi se nuk kishte asnjë problem mes tyre dhe se ishin në rregull“, dëshmoi oficerja e sigurisë.
I akuzuari, sikurse raporton gazetarja Anila Hoxha nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që gjyqi u shty për në datën 14 korrik dhe gjyqtarja Marinela Osmani ka vendosur ta njoftojë sërish pasi pritet të pyetet.
Top Channel
