Kryeministri Edi Rama në seancën e parë parlamentare foli sërish për çështjen e detit. Ai tha se kanë filluar ta mbrojnë ata që e shitën kohë më parë.


Për këtë ai foli me emra: Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha…se Monika në atë kohë s’kishte lopata se i kishte Iliri, bënë marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë, e bënë me firma e me vula. Nuk ka marrëveshje me fjalë. E bëri me buzëqeshje Lulzim Basha, me buzëqeshjen më kilometrike nga njëri vesh e në tjetrin, kur ishte ministër i Jashtëm.


“Dëgjova njërin këtu që tha s’e lëshojmë detin. Edhe po të duash ti t’a lëshosh nuk e lëshon dot, askush nuk ka asnjë mundësi. Mos u bëni qesharakë, dhe kaq të poshtër, poshtërsisht qesharakë. Ata që i fryjnë këtij zjarri e dinë shumë mirë që këtu nuk ka asgjë të vërtetë, por në vend që të punojnë për popullin duan ta përdorin popullin. Nisen me varka mono për të mbrojtur detin, në mes të diellit duke i dhënë lopatat sa majtas djathtas.


S’e  di pse Meta është futur dhe ai në këtë mbrojtje. Se ai e di mirë që po nuk erdhi deti te ai, askush nuk mund ta falë detin. Por ka dhe autoritete të tjera. Ata që dje shitën detin, sot dalin të mbrojnë detin,” tha Rama.