Presidenti Ilir Meta njoftoi se i ka dërguar një kërkesë kompanisë celulare me të cilën ai ka kontratë në lidhje me hakimin e numrit të tij, për të cilin pretendon se është përdorur nga një grup kriminal për të dërguar mesazhe në emër të presidentit.

Meta tha se shumë shpejt do të nisë një hetim ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje, ndërsa ftoi gazetarët që në rast se do të marrin një mesazh të tillë, të mos e marrin në konsideratë.

“Dua t’ i kërkoj ndjesë qytetarëve, të cilëve një grup kriminal u ka dërguar mesazhe fyese në emër të presidentit kryesisht gjatë ditës së djeshme, të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete të njohura të presidentit të republikës.

Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal përdor figurën e presidentit, sot i ka kërkuar kompanisë celulare të dhënat dhe shumë shpejt do nisim një hetim ndërkombëtar. Edhe ju gazetarët mos merrni ndonjë mesazh nga presidenti i republikës që ka marrëdhëniet më perfekte me gazetarët”, deklaroi Meta.