Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nderuar sot kujtimin e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Kreu i Shtetit ka vendosur kurorë me lule në memorialin për nder të heroit të demokracisë në qendër të Tiranës ndërsa ka dhënë edhe një mesazh, ku shprehet se “vepra e Azemit frymëzon në çdo kohë”.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!
Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.
“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!
O TANI O KURRË!