Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) vendimin e marrë më 5 janar lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.
Me vendimin e datës 5 janar, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën. Burime zyrtare bëjnë me dije se ankimi është regjistruar në Apelin e Posaçëm më 26 janar.
Tashmë pritet që Apeli i GJKKO-së të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga Meta dhe të vendosë nëse do të ndryshojë apo do të konfirmojë masën e sigurisë së dhënë nga shkalla e parë.
